spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Aderon në LDK djali i heroit Sali Çekaj, Abdixhiku: E djathta po bashkohet, po bëhet një

Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë.

Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij në Facebook. Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani.

“Si kandidat i parë i mërgatës, ai vazhdon rrugëtimin politik e ideologjik të prindit të tij, heroit Sali Çekaj, në shtëpinë e vetme rugoviste e të demokracisë.

E djathta po bashkohet po bëhet një. Në një vend, në një shtëpi, në një rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit