spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Acarimi i ndërkombëtarëve/ Juristi kërkon që Kurti ta bëj këtë plan me SHBA-në

Hapja e urës së Ibrit, e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, si duket ka acaruar ndërkombëtarët.

Shumica e tyre kanë paralajmëruar Qeverinë që mos të bëj një veprim të tillë, derisa kanë sygjeruar se për këtë çështje të flitet në dialogun e Brukselit.

Për kërcënimet e ndërkombëtarëve ka folur profesori dhe juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se qeveria ka tejkaluar limitet dhe veprimet në kudnërshtim me interesat ndërkombëtare.

Sipas tij, ka vepruar mjaftueshëm kokë në vete dhe ka rreziku agjendën e angahimeve ndërkombëtare për zgjedhje paqësore te konflikteve dhe me pajtueshmëri.

“Sipas mendimit tim, deri tash ka shkua vetëm te poshtë. Nuk ka asnjë shpresë që të arrihet ndonjë avancim ndërkombëtar apo rajonal. Pra ka përformanca të rrezikshme sipas ndërkombëtarëve dhe shteteve të QUINT-it”, thotë Burjani.

Sipas tij, Kurti duhet të kthehet në politikë dhe diplomaci.

“Koha është të ndalet Kurti, dhe të kthehet në politikë e diplomaci, jo më me atke individuale ad-hoc, veprime që nuk dihet ku përfundojnë. Pra politikë dhe veprime të befasueshme të paparashikueshme”, potencon ai.

Sipas tij, këtu më nuk ka përfitime por vetëm dëme.

“Kryeministri duhet të kthej besimin, besimi kthehet duke bërë marrëveshje të qëndrueshme dhe të ndal aktet individuale. Të organizojë takime mujore dhe sipas nevojës me shtetet e QUINT-it. Të takohet me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë dhe të instalojë një agjendë për veriun me SHBA-në”, përfundon Blerim Burjani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit