Monday, October 14, 2024
spot_img

Abdullahu: “Ura për serbët e Kosovës” u hap

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se ura për serbët e Kosovës u hap, derisa ka përmendur faktin se që nga sot ata mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, me pasaporta serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është shkelje e sovranitetit të Kosovës në raport me BE-në.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria në anën tjetër dëshiron hapjen e urës së Ibrit, që pavarësisht nëse e hap ose jo, për të me rëndësi është që të marrë vota nga militantët.

Postimi:

URA PËR SERBËT E KOSOVËS’’ u hap

Serbia dhe BE-ja bashkë kanë hapur një ‘’URË PËR SERBËT’’ e Kosovës që të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është mundësuar me njohjen e pasaportave të cilat nga ana e jonë konsiderohen ilegale.

• Çfarë do të thotë kjo për sovranitetin e Kosovës në raport me BE-në ? Shkelje e saj .

• Kjo mund të nxit edhe iniciativa tjera – Beograd plus Bruksel -për ta anashkaluar Prishtinën

• Kjo trimëron serbët që të vazhdojnë me refuzim të Prishtinës zyrtare me shpresën se shumë të drejta mund t’i arrijnë në Bruksel.

• Kjo gjithashtu e trimëron Serbinë që të jetë edhe më e vrazhdë kundër nesh me shpresë se kjo konsekuencë ju sjell përfitime.

• Kjo gjithashtu e bënë një pjesë të mendësisë politike tek ne, sidomos qeveritare, që për çdo dështim ta fajësojnë Brukselin.

Përkundër të gjithave Qeveria Kurti ja ka m’sy me hap urën e Ibrit. Nuk është me rëndësi a mundet a s’mundet, nuk është me rëndësi a i sjell kjo dobi Kosovës apo jo, me rëndësi është që të duket mirë para militantëve dhe t’i sjell vota sot për nesër.

K’ta kanë pajtu me marre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit