Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas exit polleve ku CDU konservatore doli fituese fitores në Gjermani.
Abdixhiku thotë se fitorja e tyre është një mundësi dhe një dritare e re për republikën e Kosovës.
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë. Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona”, ka shkruar në ‘Facebook’, Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.
Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.
Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!
Herzlichen Glückwunsch CDU!