Monday, April 21, 2025
spot_img

Abdixhiku thotë se Kurti po u ofron Ministri minoriteteve, u drejtohet me mesazh: Mbani dyert hapur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kreu i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po u bën ofertë minoriteteve për t’u ndarë ministri, në këmbim të votës për Kryeparlamentarin e Qeverinë.

Abdixhiku ka thënë se këtë ofertë Kurti ia ka bërë Duda Baljes, por edhe të tjerëve.

“Nuk mund në njërën anë ti akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e ti rrezikosh deputetët minoritarë në Kosovë, shumica e të cilëve janë patriotë të Republikës, kam konsideratë për ta se kanë ba punë të jashtëzakonshme në rretahan shumë të vështira, e në anën tjetër t’u ofrosh ministri. Njëra nuk shkon.”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai u është drejtuar me një mesazh minoriteteve, që t’I mbajnë dyert hapur për të gjitha partitë shqiptare.

“Mesazhi im për minoritarët që t’i mbajnë dyert hapur dhe ata i mbajnë dyart hapur kam përshtypjen përveç njërit që është pjesë e pushtetit”, ka shtuar Abdxhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit