spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Abdixhiku: Serbia e dëshiron një Kosovë të izoluar dhe të dobët, Kurti po ia ofron këtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia e do një Kosovë të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht.

Sipas Abdixhikut, një Kosovë të dobët dhe të izoluar, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.

“Serbia e do një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht. Një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka përmendur edhe çështjen e sanksionimit të Kosovës nga aleatët.

Po ashtu, kreu i LDK-së ka renditur edhe marrëveshjet që ka bërë Serbia me aleatët e Kosovës.

“Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën. Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhiku, Kosova ka sanksione dhe ka mungesë të njohjeve e anëtarësimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit