spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku nga Gjilani: Do të ndërtojmë Stadiumin e Futbollit dhe autostradën e Anamoravës brenda mandatit

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarët në komunën e Gjilanit te nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ , ku prezantoi disa nga projektet milionëshe për këtë qytet.

“Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai përmendi ndërtimin e Stadiumit të Futbollit, Autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë, përmirësimin e arsimit me mësim tërëditor, dhe një investim prej 10 milionë eurosh në Spitalin Rajonal, me synimin ta shndërrojë atë në një “qendër ekselence.”

spot_img

“Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës! Frymë! Frymë e madhe gjithandej! Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë! Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën!” – tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit