spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Abdixhiku: LDK është rritur për 70 mijë vota, 7 deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë për votën për partinë që ai e drejton.

Ai ka thënë se LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit është rritur për 70 mijë vota, 7 deputetë.

Deri më tani nga votat më postë, LDK ka marrë mbi 12 mijë vota.

“Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë! Prandaj kokën lartë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se rritja është e ngadaltë dhe kërkon shumë punë.

“Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë! Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë! Dritë do të ketë! Faleminderit gjithë atyre që na besuat. Në veçanti, faleminderit mërgatës sonë që na dhatë kaq mbështetje. Asgjë befasuese.”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka treguar se pas certifikimit të rezultateve do të nis një turne të falendërimit.

“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi TURNEUN E FALËNDERIMIT. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje. Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë! ✌️”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit