Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim.
Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka premtuar koeficient 150 për secilin mësimdhënës, Planin Kombëtar për Edukim të hershëm si dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja në katër vjet qeverisje.
“Sot, në Kosovë, një fëmijë qëndron vetëm gjysmë dite në shkollë! Ai e ajo, që në fillim, janë të pabarabartë me secilin fëmijë bashkëmoshatar në Evropë. Këtë gjendje s’mund ta pranojmë! Prandaj, modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë! Koeficient 150 për secilin mësimdhënës; në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë. Do të lansojmë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare. Si rrjedhojë, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje ai ka përmendur edhe digjitalizimin e shkollave dhe Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj.
“Do të digjitalizojmë shkollat tona, që të jenë të gatshme e në hap me vet vitin 2025. Tabela të mençura, sistem i integruar digjital – për nxënës, mësimdhënës e prindër! Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Në Vushtrri, shpalosëm programin tonë ambicioz për arsim. Mes interesimit të madh të mësimdhënësve e profesionistëve të fushës, shtruam projektet tona kryesore.
Sot, në Kosovë, një fëmijë qëndron vetëm gjysmë dite në shkollë! Ai e ajo, që në fillim, janë të pabarabartë me secilin fëmijë bashkëmoshatar në Evropë. Këtë gjendje s’mund ta pranojmë!
Prandaj, modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë!
Koeficient 150 për secilin mësimdhënës; në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë.
Do të lansojmë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare. Si rrjedhojë, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet.
Do të digjitalizojmë shkollat tona, që të jenë të gatshme e në hap me vet vitin 2025. Tabela të mençura, sistem i integruar digjital – për nxënës, mësimdhënës e prindër!
Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës.
Arsimi është prioriteti ynë!
Ndryshimi është misioni jonë!
Bëhu ndryshimi!