Tuesday, May 13, 2025
spot_img

Abdixhiku i prerë: VV-së i duhet kompromis, LDK nuk i shkon as në takim

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për situatën aktuale politike dhe procesin e konstituimit të Kuvendit, duke deklaruar se është e nevojshme që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë kompromis për postin e kryetarit të Kuvendit – por se LDK nuk është e gatshme të bëjë një kompromis të tillë me ta.

“Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis, duhet të bëjnë shumicë. Sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës,” tha Abdixhiku.

I pyetur nëse LDK do të pranonte ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen për këtë çështje, ai ishte i prerë në qëndrimin e tij:

“Në asnjë variant (nuk bëjmë kompromis me VV-në). Asnjëherë (nuk do të shkojmë në negociata me Vetëvendosjen)”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit