spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Abdixhiku akuzon Kurtin për propagandë: Po përdor urën e Ibrit për vota  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, duke e akuzuar për përdorimin e urës së Ibrit për propagandë dhe për fushatë parazgjedhore.

Abdixhiku ka theksuar se në vend që të përqendrohet në kundërshtimin e politikave serbe dhe projekteve ndarëse në Kosovë, Qeveria Kurti ka drejtuar sulmet e saj ndaj faktorit politik shqiptar, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të fituar vota dhe për të ruajtur pushtetin.

“Propaganda e pushtetit sot është më shumë e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook, duke u bërë thirrje qytetarëve që të injorojnë këtë fushatë dhe ta shohin atë si një përballje pa përmbajtje.

Ai theksoi se hapja e urës duhet të bëhet, por duhet të hapet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n dhe ShBA-të, të cilët kanë shprehur shqetësime për sigurinë. Sipas Abdixhikut, një hapje e njëanshme e urës pa përkrahjen e aleatëve mund të çojë në një konfrontim të panevojshëm, duke krijuar një imazh të padëshiruar për Kosovën dhe duke i dhuruar armikut një avantazh strategjik.

“Nuk ka dhe nuk njoh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë mbi këtë çështje tash e një çerek shekulli.

Ura, megjithatë, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe të SHBA-ve mbi sigurinë. Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni!”, ka shtuar Abdixhiku.

Sipas tij, një kryeministër serioz duhet të marrë parasysh këto implikime para se të ndërmarrë vendime të rëndësishme.

Abdixhiku gjithashtu e akuzoi Kurtin për shpenzimin e kohës në propagandë dhe për mosmarrjen e vendimeve të duhura për vendin, duke e quajtur atë një kryeministër për propagandë.

“Në të kundërtën, hapja e urës pa ta, nënkupton konfrontim me ta. Imazh më të shëmtuar se një ushtar amerikan përballë një polici kosovar nuk ka. Automjeti ushtarak me flamur amerikan, përballë një veture të Policisë së Kosovës, është dhuratë për armiqtë tanë! Këto pamje populli i Kosovës as nuk do t’i pranojë e as nuk do t’i tolerojë.

Një Kryeministër serioz do duhej t’i vlerësonte të gjitha këto. Shumë kohë para se të fusë shtetin në një rrugëtim. Por ne kemi Kryeministër për propagandë. Prandaj, mos shpenzoni kohë në këtë fushatë paralektorale të popullistëve!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Ndërsa kujtojmë se të enjten, u zhvillua testimi i qëndrueshmërisë së urës, si pjesë e përgatitjeve të fundit për hapjen e saj, në dritën e kritikave nga ndërkombëtarët: ShBA, QUINT e NATO.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit