Wednesday, July 16, 2025
spot_img

AAK pret lëvizje nga Osmani – Kadrijaj: Duhet një alternativë për dalje nga bllokada

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Vetëvendosje ka të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por edhe obligimin që të sigurojë votat e nevojshme për ta kaluar atë.

Në mes të krizës politike, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë në diskutime për të dalë nga situata aktuale. Kadrijaj e mirëpriti këtë ftesë, duke shtuar se AAK është e hapur për çdo bisedim që çon drejt zgjidhjes.

“Ne kemi pranuar çdo diskutim në këtë situatë dhe në këtë bllokadë është i mirëseardhur. Do të shohim si do të shkojë rrjedha e bisedimeve dhe të shohim se çfarë po propozon presidentja, të shohim dhe qëndrimet e partive të tjera. Në fakt presidentja duhet të jap ndonjë alternativë, është presidente e vendit”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, AAK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstituive, me kërkesën që të trajtohet me prioritet.

“Kemi kërkuar të trajtohet me urgjencë, me prioritet. Nuk i caktojmë ne afatet e Gjykatës Kushtetuese se kur do t’i trajtojë. E kemi bërë kërkesën në gjykatë kushtetuese po presim”, deklaroi Kadrijaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit