spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

AAK-ja flet për një temë urgjente: “Të veprohet sot apo të hënën, ose 80 mijë njerëz ngelin pa paga”

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se shteti mund të gjendet në bllokadë dhe se 80 mijë shërbyes civilë mund të ngelin pa paga këtë muaj.

Në një konferencë për media të premten, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se problemi ndërlidhet me Ushtruesit e Detyrës në pozita të larta shtetërore.

Tahiri deklaroi se pozita e drejtorit të Thesarit të Shtetit aktualisht udhëhiqet me ushtrues të detyrës, të cilit i ka kaluar mandati prej një viti dhe se pa mandat ai nuk mund të nënshkruajë vendime valide.

“E kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme me qëllim të adresimit të një teme shumë urgjente e që lidhet me Ligjin që rregullon funksionin e ushtruesit të detyrës në administratën shtetërore. Nëse e shohim nenin 35 të këtij Ligji ku përcaktohet ushtruesi i detyrës në administratës shtetërore, mund të konstatojmë se asnjë ushtrues detyre me pozitë të lartë në administratë të shtetit i cili i ka mbushur një vjet nuk mund të nënshkruajë asnjë dokument për shkak se Ligji në fjalë e kufizon mandatin nga gjashtë muaj në një vit”, tha ai.

“Rrezikohemi që të gjitha vendimet e ushtruesve të detyrës të cilët janë në kundërshtim me Ligjin, të ankimohen. Nëqoftëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk e jep një opinion ligjor për ushtrimin e detyrës së ushtruesve të detyrës, 80 mijë shërbyes civilë mund të mos i marrin pagat për arsye se drejtorit të Thesarit i ka kaluar një vit mandat si ushtrues detyre. Ai është përgjegjës për ekzekutimin e pagave”, u shpreh Tahiri.

“Andaj është tepër e rëndësishme që të ketë një veprim të shpejt sot, ose më së largu të hënën, ose përndryshe shërbyesit civilë, 80 mijë njerëz të administratës do të ngelin pa paga”, përfundoi ai.

Tahiri tha se kjo qeveri nuk e ka asnjë përgjegjësi të vetme në raport me përgjegjësinë që ajo e ka.

“Kjo qeveri, me këtë akt, e ka vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje në menaxhimin e administratës shtetërore”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit