Sunday, July 13, 2025
spot_img

AAK-ja dërgon lëndë në Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend.

Një ditë më parë, deputetja e AAK-ja, Time Kadrijaj, tha se tashmë i kanë mbledhur dhjetë nënshkrimet e deputetëve për këtë lëndë.

Kërkesa e AAK-së, siç bëri të ditur kjo parti, ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë si dhe të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit