spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

A u rrëmbye nga policia Ilir Meta?

Avokati i Ilir Metës, Genci Gjokutaj ka zbuluar detaje nga takimi me ish-presidentin e arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ai tha se janë tre akuza ndaj klientit të tij: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, transmeton klankosova.tv.

Mbrojtja e Metës shtoi se ishte “një takim si çdo herë tjetër vetëm në një ambient ndryshe”, ndërsa e cilësoi “banditesk” ndalimin e klientit të tij.

Sipas Gjokutajt, kreu i Partisë së Lirisë është “rrëmbyer në rrugë”, edhe pse s’ka pasur asnjëherë “asnjë lloj problemi për ta thirrur në SPAK”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka mbajtur Meta pasi iu vendosën prangat me urdhër të SPAK-ut, Gjokutaj tha se “qëndrimi i tij është krejt i qartë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit