Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, por se Albulena Haxhiu nuk është figurë unifikuese.
Teksa sqaroi se nëse VV nuk ka kandidat tjetër “do ta shohin” për votim.
“Sot i është përgjigjur Time Kadrija, dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e VV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi.”
I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj se nuk beson se e merr votën e Aleancës.
“Nuk besoj që e merr votën e Aleancës”, ka thënë ai.