Sunday, July 20, 2025
spot_img

A po e braktis Donald Trump Izraelin?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi të martën një tur vizitash në Lindjen e Mesme, me një ndalesë të parë në Arabinë Saudite, për të vazhduar më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Është një udhëtim pune në çdo kuptim të këtij termit, që përfshin potencialisht triliona dollarë investime dhe marrëveshje tregtare.

Për shembull Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë premtuar tashmë 1.4 trilion dollarë investime në SHBA gjatë 10 viteve të ardhshme në sektorë që variojnë nga inteligjenca artificiale dhe energjia deri te minierat dhe prodhimi i aluminit.

Ndërkohë Arabia Saudite, është zotuar të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë 4 viteve të ardhshme. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Trump do t’i ofrojë gjithashtu mbretërisë një paketë armësh me vlerë 100 miliardë dollarë.

Ndërkohë, në përputhje me historinë e fortë të nepotizmit dhe vetë-pasurimit të presidentit, Organizata Trump ka në plan disa projekte në fushën e pasurive të paluajtshme dhe sipërmarrje të tjera biznesi në të tria vendet e Gjirit.

E megjithatë, një vend mungon dukshëm në itinerarin rajonal, pavarësisht se është aleati i hershëm më i ngushtë i SHBA-së në Lindjen e Mesme: Izraeli, vendi që 19 muajt e fundit ka kryer gjenocid  në Rripin e Gazës, me ndihmën e një sasie të madhe parash dhe armësh amerikane.

Numri zyrtar i palestinezëve të vrarë është gati 53.000 dhe numri vazhdon që të rritet. Edhe pse gjenocidi nisi nën drejtimin e paraardhësit të tij, presidentit Joe Biden, Trump nxitoi të miratonte masakrat masive, duke njoftuar jo shumë kohë pas rimarrjes në detyrë se po i “dërgonte Izraelit gjithçka që i nevojitet për të përfunduar punën” në Gaza.

Megjithatë, duket se Izraeli po vonon paksa për t’i pëlqyer presidentit amerikan – veçanërisht tani që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po flet për një sulm të ri akoma më të fortë kundër një enklavë që tashmë është shndërruar kryesisht në rrënoja.

Sigurisht, thelbi i ftohjes nuk ka të bëjë me faktin që Trump është kundër masakrimit dhe vdekjes nga uria të fëmijëve dhe të rriturve palestinezë,  ndërsa Izraeli mezi pret që të “përfundojë punën”. Ai është i nervozuar me Netanjahun sepse gjenocidi i vazhdueshëm po pengon zbatimin e vizionit të tij për “Rivierën e Lindjes së Mesme” që supozohet se do të lindë nga rrënojat e Gazës, krijimin e së cilës ai e ka përshkruar si më poshtë: “SHBA-të do të marrë përsipër kontrollin e Rripit të Gazës dhe ne do të bëjmë një punë fantastike atje!”.

Pra, ndërsa lufta mund të jetë e mirë për biznesin – për këtë mjafton të pyetni industrinë e armëve – duket se shumë luftë, mund të jetë tek e fundit një investim kundër-produktiv, të paktën nga perspektiva trumpiane mbi biznesin e pasurive të patundshme.

Në prag të turit të Trump në Lindjen e Mesme, qarkullonin gjithnjë e më shumë raportime për tensione midis presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit – dhe jo vetëm në frontin e Gazës. Të dielën, NBC News vuri në dukje se Netanyahu ishte “habitur dhe zemëruar javën e kaluar nga njoftimi i Trump se SHBA-të do ndalonin fushatën e tyre ushtarake kundër rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen”.

Edhe më problem për kryeministrin izraelit, është refuzimi i Trump për të mbështetur sulmet ushtarake ndaj Iranit. Për më tepër, thuhet se SHBA-ja e kanë hedhur poshtë kërkesën që Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, si një kusht për mbështetjen e SHBA-së për programin bërthamor civil të mbretërisë saudite.

Atëherë, çfarë domethënie ka raporti i tendosur Trump-Netanyahu për “marrëdhënien e veçantë”  e kaq të shenjtë midis SHBA-së dhe Izraelit? Sipas një artikulli të botuar nga media izraelite Ynetnews: “Pavarësisht tensioneve, zyrtarët izraelitë këmbëngulin se koordinimi në prapaskenë me administratën Trump mbetet i ngushtë, dhe nuk ka asnjë përçarje të vërtetë politike”.

Artikulli vazhdon duke i siguruar lexuesit se ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka “mohuar thashethemet se Trump mund të shpallë mbështetje për një shtet palestinez gjatë vizitës” në 3 vendet e Gjirit.

Sigurisht, nuk është shumë e qartë se çfarë lloj “shteti palestinez” mund të promovohet ndonjëherë nga njeriu që propozon pronësinë amerikane të Rripit të Gazës dhe dëbimin e popullsisë vendase palestineze.

Edhe pse Izraeli mund të lihet mënjanë në këtë udhëtim, kjo s’do të thotë se nuk do të vazhdojë të shërbejë një funksion kyç në sjelljen e përgjithshme të SHBA-së ndaj rajonit. Muajin e kaluar, Ministri Izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir – burimi i idesë se “nuk ka asnjë arsye që ndonjë gram ushqim ose ndihmë të hyjë në Gaza” – u prit nga zyrtarë republikanë në resortin e Trumpit Mar-a-Lago në Florida.

Pas një darke të mbajtur për nder të tij, Ben-Gvir u mburr se republikanët kishin “shprehur mbështetje për qëndrimin tim shumë të qartë, se si të veprohet në Gaza, dhe se duhet të bombardohen depot e ushqimit dhe ndihmës”.

Duke lënë mënjanë marrëveshjet e shfrenuara prej triliona dollarësh me Gjirin Persik, jini të sigurt se administrata Trump do të mbetet po aq e përkushtuar sa gjithmonë, për të përfituar nga mizoritë izraelite në Gaza. “Al Jazeera”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit