spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

A ndihmojnë ilaçet e kollës për të ngelur shtatzanë?

Edhe pse marrja e ilaçeve të kollës për t’ju ndihmuar të ngeleni shtatzanë duket si një trajtim i thjeshtë dhe i lehtë, ka shumë pak kërkime mjekësore për të mbështetur idenë. Megjithatë, disa gra thonë se ka funksionuar për to.

Një përbërës i zakonshëm në ilaçet e kollës është ekspektoranti, guaifenesin. Guaifenesin thith mukusin në rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë për ju të nxirrni kollën bashkë me sekrecionet. Dhe, për shkak se guaifenesin punon në të gjitha membranat e mukozës në trupin tuaj, mund të bëjë mukozën e qafës së mitrës më të lagësht dhe të lirshme.

Nëse nuk prodhoni mukozë të lagësht dhe të rrëshqitshme rreth kohës së ovulimit, spermatozoidi i partnerit tuaj mund të mos arrijë qafën e mitrës suaj. Teoria është se të kesh një mukozë më të lirë dhe më të hollë, mund të ndihmojë spermën të arrijë vezën.

Në përgjithësi është e këshillueshme që të mos merrni ilaçe përveç nëse është e nevojshme. Megjithatë, ju mund ta bisedoni me mjekun.

Ilaçet për kollën dhe ftohjen gjithashtu përmbajnë përbërës të tjerë. Disa kanë përbërës të tillë si antihistaminet. Kjo bën të kundërtën e asaj që ju dëshironi.

Nëse vërtet dëshironi të provoni ilaçet e kollës për t’ju ndihmuar të ngelni shtaztanë, zgjidhni një ilaç në të cilin përbërësi i vetëm aktiv është guaifenesin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit