spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

A mund të riformatohet dialogu, ashtu siç kërkoi Glauk Konjufca?

“Dialogut duhet t’i bëhet një “restart”, duhet të riformatohet” , deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një debat televiziv një natë më parë.

Por, me këtë nuk u pajtua zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, që të hënën tha se qëllimi i tyre është që sa më parë të kenë takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar.

Kurse, mendim nuk pati fare kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili vazhdon në të shumtën e rasteve të mos flas për media, duke u arsyetuar gjithmonë me agjendën e ngjeshur.

“Në ora 12:00, po ju kërkoj falje ka nis një demonstrim i njëjësisë speciale të Policisë së Kosovës në shesh, ku duhet të marrim pjesë, ju kërkoj falje qe duhet të shkoj me shpejtësi”, ka deklaruar Kurti.

Por, një deklaratë të tillë sipas analistit politik Fidan Ukaj, kryekuvendari, e ka menduar në ndërrimin e ndërmjetësuesit, duke shpresuar në një dialog më të balancuar.

“Zotri Konjufca ka aluduar në caktimin e tanimë, fasilituesit të ri,  në këtë proces dialogues, dhe me ardhjen e një fasilituesi të ri jo vetëm zotëri Konjufca, por edhe qeveria e mendon në një proces më të balancuar dhe në zbatim të marrëveshjeve”, ka deklaruar Ukaj.

Ukaj, konsideron se Konjufca ka të drejtë në këto qëndrime, pasi duhet qasje e re në dialog dhe presion në drejtim të Serbisë.

“Ka të drejtë pasi sepse deri tani formati I deristashëm i udhëhequr nfa z.Lajçak ka dështu, ku për rrjedhoj, kemi bllokim të dialogut dhe mos zbatim të marrëveshjeve”, ka theksuar Ukaj.

Kurse sipas analistit Afrim Kasollit, këto deklarime të Konjufcës tregojnë një lloj konfuzioni të Kosovës në dialog, ku ka deklarata të ndryshme në mes treshes që udhëheq me vendin.

“Kryeministri Kurti kishte deklaruar se nuk ka një plan B, i qëndrojnë planit A konsistent, dhe presidentja që vazhdon të sabotoj marrëveshjet e dakorduara në Bruksel dhe Konjufca që kërkon riformim të dialogut”, ka deklaruar ai.

Kasolli nuk e beson fare mundësinë, që dialogu të pësoj ndryshime, në obligimet që kanë vendet.

“Kjo është e pamundur në rrethanat aktuale, tashmë parametrat kryesor janë vendosur detyrimet për të dyja palët ekzistojnë se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Kasolli.

Për këto deklarata të Konjufcës, nga Bashkimi Evropian nuk kthyen përgjigje këtë të mërkure.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit