Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një intervistë ka folur për procedurat e krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kryeziu ka thënë se në bazë të Kushtetutës, partisë së parë i takon marrja a kryetarit të Kuvendit dhe më pas pasi të zgjidhet kryetari, konsiderohet Kuvendi i konstitutuar.
“Në bazë të Kushtetutës, partia e parë e merr kryetarin e Kuvendit. Kur bëhet Kryetari, konsiderohet i konstituar”, ka thënë Kryeziu.
I pyetur për mundësinë që LVV të mos mund ta bëjë Qeverinë dhe nëse ka mundësi që kryetari i Kuvendit të mos e ftojë seancën e radhës të Kuvendit në rast se opozita do të provojë të krijojë shumicën për themelimin e Qeverisë, Kryeziu thotë se një gjë e tillë do të ishte shkelje ligjore dhe kushtetuese.
“Kur del në zgjedhje një deputet, ka detyrë me i kriju institucionet. është veprim anti ligjor, e shkel kushtetutën.”, ka thënë Kryeziu.
“Rruga kushtetuese dhe ligjore është e qartë, e interpretueshme, e sqarueshme. Ekzistojnë normat dhe aktet njerëzore. Për të bërë qeverinë, për të krijuar parlamentin rruga ligjore është shumë e qartë, por nëse do destruksion atëherë është faktori njerëzor. Edhe bërja e qeverisë është faktori njerëzor”, ka thënë Kryeziu.