spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

A janë çliruar serbët nga Radoiçiqi dhe bandat e tij? – Ja se si përgjigjet Arsenijeviq

Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq ka folur për situatën në veri të Kosovës. 

I pyetur nga Kushtrim Sadiku nëse serbët janë çliruar nga Radojçiqi dhe bandat e tij, ai ka thënë se Lista Serbe e ka ngulfatur lirinë dhe pluralizmin.

Ai po ashtu ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se e ka shkelur Kushtetutën duke thënë se tash “kemi ngulfatej të drejtave kolektive dhe të interesave kolektive të gjithë serbëve”.

“Ata e kanë ngulfatur lirinë pluralizmin dhe të themi çdo serb që ka tentuar që të ngritët dhe tani kem situatën kur ka qenë kritike një numër i popullatës që kanë dashur liri të shprehjes të ngritët në shkallë të cilat janë ngulfatur, tash kemi ngulfatej të drejtave kolektive dhe të interesave kolektive të gjithë serbëve. Me këtë qeveri të Kosovës ka ardh në veri me pushkë dhe çizme duke e shkelur Kushtetutën dhe kemi ambasadorin që e përkrahë planin e Ahtisarit për Kosovën, nuk është sekret të gjitha shtetet e përkrahin këtë, nuk doja t’i bëja vrenjtje ambasadorit, kjo është një vërejtje për të gjithë ambasadorët nëse veç e përkrahin konceptin e Ahtisarit si dhe marrëveshjen e Brukselit ta mbrojnë . kur çirilike dëmtohet, kur për ministrin Aliu që thotë se Kosova është projekt i përkohshëm e shkelë Kushtetutën, kur Kurti fotografohet me hartën e Shqipërisë së madhe, kur ndalohen simbolet kombëtare serbe”, ka thënë Arsenijeviq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit