spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

A është duke u hetuar Drejtoresha e Policisë, Afërdita Mikullovci – IPK deklarohet për rajonin

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicës e Jugut, Afërdita Mikullovci u pa të hynte në zyrën e Vetëvendosjes në Skenderaj, më 27 janar, ditën që ky subjekt politik mbajti tubim në këtë komunë.

Lidhur me rastin, gazeta ka pyetur edhe Inspektoratin Policorë së a është duke u hetuar raportimi i mediave ndaj drejtoreshës Aferdita Mikullovci, për dyshimet për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike.

IPK i ka thënë rajonit së i ka verifikuar informacionet pas publikimit të lajmeve në media dhe pas verifikimit të informacionit ka rezultuar se ajo në zyret e Vetëvendosjes ka qenë e angazhuar me detyra të natyrës profesionale.

spot_img

“Ju njoftojmë se IPK sipas detyrës zyrtare ka verifikuar informacionin pas publikimit në medie dhe pas verifikimit të informacionit ka rezultuar se zyrtarja në fjalë ka qenë e angazhuar me detyra të natyrës profesionale policore sipas planit operativ lidhur me tubimin elektoral që është mbajtur atë ditë në Skenderaj”, thuhet në përgjigjjen e dhënë nga IPK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit