spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

A duhet të shqetësohemi për sigurinë e udhëtimit me avion?

Në qiejt e luftës dhe në hapësirën ajrore të përditshmërisë së zakonshme, po ndodhin aq shumë gjëra, saqë është e vështirë të mos ndalesh dhe reflektosh mbi dobësimin e dukshëm të sigurisë së fluturimeve dhe mbi masat e mundshme që duhen marrë.

Asnjë sektor i botës komplekse të aviacionit civil, nuk duket i sigurt nga zbehja e vazhdueshme e disiplinës, qoftë organizative, procedurale, rregullatore apo edhe teknike.

Rrëzimi ditën e Krishtlindjeve nga sistemi anti-ajror rus i një avioni Embraer 190 të linjës ajrore civile të Azerbajxhanit, konfirmoi se diçka serioze nuk është në rregull me sistemet që rregullojnë bashkëjetesën e flukseve të trafikut civil me mbrojtjen nga ushtria të hapësirës ajrore shtetërore.

spot_img

Sigurisht, nuk është e lehtë të menaxhosh një makineri kaq komplekse. Sepse duhet të dialogosh pa ndërprerje më ata që duhet të sigurojnë që avionët civilë të fluturojnë të sigurt, por edhe me ata që duhet të sigurojnë që hapësira ajrore kombëtare të jetë e mbrojtur nga kërcënimet ushtarake.

Secila prej këtyre dy organeve ka radarin e vet, sistemet e komunikimit dhe atë procedural, ndaj është jetike që koordinimi midis të dyjave të funksionojë me përpikëri si një orë. Përndryshe, hapësirat ajrore të përfshira dhe aeroportet në zonë, duhet të mbyllen për trafikun jo ushtarak.

Nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithatë kjo nuk po ndodh, dhe siç mund ta shohim rezultatet janë dramatike. Në vend të kësaj, le të shohim se çfarë na mëson aksidenti që ndodhi më 29 dhjetor të vitit të shkuar, ku një avion Boeing 737-800 u ul pa pajisjet e duhura në Muan në Korenë e Jugut, dhe u përplas me murin rrethues të aeroportit.

Le ta fillojmë analizën me murin, një pengesë shumë e fortë që ndalohet nga rregullat. Ato parashikojnë që hapësirat ngjitur me pistën, të jenë plotësisht pa përdorimin e mjeteve të forta që përdoren në ndërtim. Por meqë muri ishte aty, atëherë pse të mos devijohej avioni në një aeroport tjetër më të sigurt, ndoshta me një pistë më të gjatë për një ulje në rastet kur nuk funksionojnë pajisjet e duhura? Dhe meqë jemi tek avioni, pse nuk u hapën rrotat?

Tek avionët ushtarakë, në raste të tilla emergjence ka gjithmonë të paktën një palë goma rezervë për t’u përdorur. Ndërsa tek avionët civilë kjo masë sigurie paraprake është e dyfishuar. Pra ka afro 4 sisteme të nxjerrjes së rrotave që duhet të kenë dështuar në të njëjtën kohë, përfshirë ato manuale. Është e qartë se ka diçka të pabesueshme në lidhje me këtë çështje, përveçse nëse në mënyrë të pabesueshme, vetë pilotët harruan ta aktivizojnë sistemin. Së fundi, le të analizojmë një rast pothuajse të i ri në fushën e aksidenteve ajrore: dështimet teknike. Një çështje e papërfillshme deri para disa vitesh, por që tani duket se po shkakton jo pak shqetësime. Përveç paneleve mbuluese të avionëve të pasagjerëve, që janë shkëputur më shumë se një herë gjatë fluturimit, ajo që ka përbërë një shqetësim të madhe ka qenë dhe jo në një rast të vetëm, dështimi i kontrolleve të fluturimit dhe mosdrejtueshmëria e konsiderueshme e avionit.

Episode shumë të rënda, për të cilat nuk duhet as pakujdesia dhe butësia më e vogël ndaj kompanive prodhuese dhe operatorëve, të cilët duhet të na japin garanci më të forta mbi qëndrueshmërinë e sigurisë së këtyre mjeteve. Nëse e lemë mënjanë këtë bilanc shqetësues të aviacionin rekreativ dhe sportiv, atë më të ekspozuarin – dhe statistikat e aksidenteve flasin vetë – lëmë pa u ndëshkuar respektimin e parimeve themelore të sigurisë së fluturimit. Po çfarë duhet bërë? Nuk ka asnjë dyshim se kjo çështje duhet të ngrihet në forumet përkatëse, para së gjithash në ICAO (Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil).

Ky organ, është mësuar të mos ndërhyjë tek qeveritë e shteteve anëtare, duke preferuar të fokusohet në marrjen e përgjegjësisë nga agjencitë kombëtare të aviacionit civil. Me sa duket në këtë moment, lidershipi i ICAO duhet të drejtohet drejt një sjelljeje më fiskale në të gjitha format që lejon traktati, ose të fokusohet tek masat korrigjuese për një situatë, e cila është çdo ditë më e pasigurt dhe e mbushur me shumë rreziqe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit