Gjatë 24 orëve të fundit, Gjesti është emri më i përfolur në krejt shqiptarinë, që po bënë ‘kërdi’ edhe si emër në rrjetet sociale.
Sot ka qarkulluar një video e Gjestit, i cili pas fitores së tij në BBVA 4 kishte thënë: “Ju ftoj të jeni pjesë e ndeshjes së 7 qershorit ndaj Serbisë. Shihemi në stadium”.
Mediumet online më tutje raportuan se ai do të performojë po në këtë ndeshje.
Megjithatë, emisioni sportiv “Favorit” ka marrë vesh nga burime zyrtare brenda FSHF-së se Gjesti nuk do të përformojë në këtë ndeshje, që do të luhen në “Arenën Kombëtare”.
“Emri i Gjestit për të përformuar në ndeshjen e 7 qershorit, nuk është diskutuar asnjëherë si opsion. Mund të konfirmojmë se deri më tash nuk ka asgjë të vërtetë. E kemi parë videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Gjesti nuk thotë se do të përformojë në stadium, ai vetëm i fton tifozët të jenë pjesë e asaj ndeshjeje”, tha një burim për ta.
Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për kampionatin botëror, që do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë më 2026.