spot_img
Tuesday, December 24, 2024
spot_img

A do të mbahet përgjegjës Radoiçiqi për Banjskën? Kurti insiston në dorëzim, Perëndimi kërkon hetim nga Serbia

Milan Radoiçiq tashmë është i akuzuar në mënyrë zyrtare nga Kosova për sulmin në Banjksë të Zveçanit. Përtej aktakuzës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tashmë e ka të qartë kërkesën karshi Serbisë për dorëzimin e tij, ndërsa ndërkombëtarët po kërkojnë hetim e përgjegjësi ndaj Radoiçiqit nga Serbia.

Kryeministri Kurti e përsëriti kërkesën për dorëzimin e Radoiçiqit, të cilën e ka ritheksuar disa herë gjatë këtij viti. Pas Samitit të Berlinit, ku Kurti mori pjesë bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri kërkoi dorëzimin e Radoiçiqit.

“Edhe më tej insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Milan Radoiçiq, që na e vrau rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paramilitar i terroristëve, të cilën tashmë ndodhen nën aktakuzën 160 faqëshe të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës” – tha Kurti.

Edhe ditë më parë Kurti e kishte theksuar këtë kërkesë gjatë një interviste për BNB Bloomberg. Në këtë intervistë, Kurti “i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruante BNB Bloomberg para disa javësh, transmetonte Nacionale.

Do të duhej të kishte ndodhur dje. Unë besoj se është e mundshme” – kishte thënë Kurti për çështjen e dorëzimit të Radoiçiqit.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët deri më tani kanë kërkuar vetëm përgjegjësi penale dhe hetim të Radoiçiqit në Serbi.

Madje, ShBA-ja e kishte quajtur “kriminel”, duke kërkuar që Serbia “të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

“Ne kemi një pikëpamje të qartë për Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi” – theksonte ambasadori Hovenier.

Në të njëjtën linjë të kërkesave është edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Javë më parë, Rohde kishte kërkuar që Radioçiq të mbahet përgjegjës në Serbi, pasi “ekstradimi i tij” është “jo-real”.

“Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende, ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet ta bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta” – ka thënë Rohde.

Më 24 shtator të vitit 2023 ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u neutralizuan edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur.

Menjëherë pas sulmit, Radoiçiqi e kishte pranuar përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit të armatosur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit