Sunday, October 13, 2024
spot_img

A do të arrestohet Noizy sonte?

Shteti i Kosovës dështoi sërish ta vë para drejtësisë një ndër reperët më problematik të showbizit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Loja e tij dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe të shtunën të mbante koncertin në diskotekën ‘Venom’ edhe pse është lëshuar urdhërarrest ndaj tij.

Raportimi aktivizoi organet e rendit të dielën mbrëma, pasi u shpërfaq mashtrimi i reperit, të cilit padyshim se i ndihmoi edhe diskoteka.

Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse Policia e Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.

Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.

“A e keni prit edhe ju ni suuper artist e me dhez Stopin. 5 Gusht – @noizy. Rezervoni TANI!” – thuhet në postimin e lëshuar pak pas orës 22:00. 

Në këtë postim, diskoteka është vërshuar nga komentet e shumta, kryesisht negative, që lidhen me rrahjen brutale në të cilën dyshohet se ka gisht reperi.

Por a do të ketë guxim Noizy edhe sonte ta sfidojë shtetin apo do të bie në prangat e Policisë së Kosovës, kjo pritet të shihet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit