spot_img
Thursday, February 20, 2025
spot_img

A do ta mbajë fjalën Daut Haradinaj që ta zhbëjë Gjykatën Speciale dhe ta sjellë në Kosovë Hashim Thaçin me shokë?

Një nga figurat kryesore politike në vend, Daut Haradinaj, pak kohë më parë dridhi skenën politike kur deklaroi se puna e parë si deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të jetë angazhimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haradinaj kishte reaguar pas zhvillimeve në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku ishte ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt.

Haradinaj shkroi se Kuvendi e ka bërë Specialen dhe i njëjti institucion mund ta zhbëjë.

“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë. Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë. U bo boll!”, ka shkruar Haradinaj.

Kur tashmë janë numëruar shumica e votave të kandidatëve për deputet dhe Daut Haradinaj del nder më të votuarit në nivel nacional, pritet ai në Kuvendin e ri të Kosovës të ndërmerr këtë inicativë për zhbërjen e Speciales. Mbetet të shihet…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit