Tani që Janullatosit ka vdekur, a do të çlirohet Kisha Ortodokse e Shqipërisë nga tentativa për ta greqizuar atë?
Këtë e kanë në dorë peshkopët shqiptarë.
A do të vendoset sërish busti i peshkopit të shenjtë shqiptar Fan Stilian Noli në vendin e shndritshëm ku ai ka qenë.
A e dinë krerët e sotëm të kishës ortodokse të Shqipërisë që Fan Noli është themeluesi i kishës autoqefale në Shqipëri?
Të gjitha këto duhet të kthehen në vlera sikurse edhe kanë qenë, dhe të ngrihen si figura historike peshkopët e ndritur shqiptarë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Duke i qëndruar historisë antishqiptare të qarqeve ekstremiste greke, duhet të kujtohemi se shumë përpjekje u bënë për të greqizuar Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, por nuk ia arritën dot.
Tani është koha që gjithçka të vendoset në vendin e vet të shqiptarisë, duke filluar që nga figura e ndritur e Fan Nolit.