Sunday, October 13, 2024
spot_img

A bëri shkelje Osmani kur e refuzoi Konjufcën si zëvendësim të Kurtit në takimin e djeshëm, ja çka thotë juristi

Presidentja Osmani dje mblodhi kryetarët e partive politike në Kosovë për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Aty nuk shkoi i pari i VV’së, Albin Kurti. Nga VV thanë që ai kishte një takim të konfirmuar javë më parë dhe se atë do ta zëvendësojë nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca.

Mirëpo, kryeparlamentari u refuzua nga presidenca me arsyetimin se takimi është ftuar në nivel kryetarësh.

Nga VV kanë shtruar pyetjen se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore është refuzuar Konjufca. Për këtë, në një prononcim  ka folur juristi Ehat Miftaraj.

Dje rreth orës 14:00 nisi takimi konsultativ i presidentes Osmani me liderët e subjekteve politike. Kurti nuk shkoi. Nga Qeveria thanë që ai e kishte konfirmuar një takim me amabasadorë para tri javësh dhe se Vetëvendosjen do ta përfaqësonte nënkryetari i parë i partisë, Glauk Konjufca.

Pjesëmarrjen e kryekuvendarit e refuzoi presidenca. Osmani në konferencën për media pas takimit tha se një gjë e tillë është bërë për shkak se është aplikuar parimi i njëjtë për të gjitha partitë, pra të marrin pjesë vetëm kryetarët e partive.

“Ne i kemi ftuar të gjitha partitë. Ftesa e parë i ka shkuar kryeministrit, njëkohësisht kryetarit të VV-së, pasi ma ka konfirmuar që data është në rregull për të, ftesat iu kanë shkuar të gjitha partive politike sipas madhësisë. Të gjithë e kanë ditur që takimi mbahet më 31 korrik. E falënderoj nënkryetarin e VV-së që ka shprehur gatishmëri të vijë, por është dashur të aplikohet parimi i njëjtë për të gjitha partitë. Në sytë e presidencës të gjitha partitë duhet të trajtohen njësoj”, ka thënë Osmani.

Pas refuzimit të presidentes Osmani, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht.

Ai ka ngritur një pyetje: “Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik me nënkryetarin e parë?”.

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”, ka shkruar Rrustemi.

Lidhur me këtë pyetje të shtruar nga Rrustemi, media e ka pyetur juristin Ehat Miftaraj nëse presidentja Osmani ka bërë ndonjë shkelje.

Drejtori Ekzekutiv i IKD’së tha se presidentja, na bazë të Kushtetutës, ka rol formal lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës. Ai ka shtuar se presidentja e ka të drejtën diskrecionale për të përcaktuar rregullat e përfaqësimit në kuptim të promovimit se çka është e mirë publike në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Kështu që, sipas Miftarajt, nëse presidentja kërkon përfaqësim të njëjtë dhe të barabartë të të gjitha partive politike, nuk mund të trajtohet ose të konsiderohet shkelje kushtetuese.

“Presidentja në bazë të Kushtetutës ka rol formal lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosoves.  Edhe përkundër këtij fakti Presidentja e Republikes në rolin e saj kushtetues mban pozicion mbi palet në rastin kur vendos për interesa të përgjithshme për shtetin dhe ruajtjen e vlerave demokratike.  Në rastin konkret edhe perkundër se një gjë e tillë nuk është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj në mënyre specifike si ftesa e liderëve të partive politike, Presidentja e ka të drejtën diskrecionale për të përcaktuar rregullat e përfaqësimit në kuptim të promovimit se çka është e mirë publike në interes të shtetit dhe qytetarëve, që në sytë e publikut përgjon integritet neutral dhe trajtim të barabartë të palëve.  Në këtë drejtim Presidentja mund të ketë kërkuar përfaqësim të njejtë dhe të barabarte te të gjitha partive politike andaj as nuk mund të trajtohet ose konsiderohet shkelje kushtetuese”, ka thënë Miftaraj.

Pas takimit, në një konferencë për media, presidentja Osmani tha se sipas ligjit janë 4 data për zgjedhje – 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Liderët opozitarë – Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj- thanë se e kanë propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Mirëpo Osmani ka thënë se vlerësimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve i takon asaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit