spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Jakup Krasniqi bëhet gjysh, ja emri që ia vendosën mbesës së tij

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është bërë gjysh.

Vajza e tij, Gresa Krasniqi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se është bërë nënë e një vajze.

Përmes këtij postimi, ajo gjithashtu bëri të ditur se e pagëzoi vajzën e saj me emrin Odetë.

“Odeta ime. Mirë se erdhe në jetë bija ime. Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur. Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke dëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim! Te duam që tani, kaq shumë dhe pa fund, nëna dhe babi”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Gresa, publikoi bashkëngjitur këtij shkrimi edhe një foto të vogëlushes. Sigurisht nuk munguan edhe urimet e shumta për ardhjen në jetë të vajzës

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit