“Love is Blind” është një lloj shfaqje reality që shfaqet në Netflix prej 13 shkurtit 2020.
Shfaqja ngjason me një eksperiment social ku burrat dhe gratë beqare kërkojnë dashurinë dhe fejohen, të gjitha këto përpara se të takohen personalisht.
Mesa duket Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj po e studiojnë këtë format televiziv për ta sjellë në ekranet shqiptare.
E themi këtë, pasi moderatorja bëri një postim në story, në adresën e saj të Instagramit, ku shkruan: “Po mendoja, si do dukej “Love is Blind” me pjesmarrës shqiptarë?”
Sigurisht, Arbana nuk ka dhënë asnjë detaj konkret, përveç dëshirës së saj për ta parë këtë shfaqje në variantin shqiptar dhe nuk ka përmendur as ndonjë logo televizioni se ku mund ta shfaqë.
