Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së shkuar ku mes dy grupeve pati të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Të përfshirë në ngjarje janë familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt prej kohësh. Gjithashtu kjo media raporton se ky konflikt i armatosur la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën.
Personi që mbeti i vrarë është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete. Gjithashtu raportohet se në momentin e ngjarjes, vitikma kishte me vete një kallashnikov.
Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Raportohet po ashtu se nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën u lënduan edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar). Gjithashtu bëhet me dije se në gjendje më të rëndë shëndetësore janë të plagosurit Llumnica dhe Ademi.
Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur)