spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Gjakovari e akuzon gruan për tradhti dhe ushtron dhunë ndaj saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Gjakovë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Media  mëson se viktima ka deklaruar se burri i saj në vazhdimësi i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Bazuar në dëshminë e gruas, motivi i problemeve mes tyre lidhet me akuzat që burri i ka bërë ndaj saj për tradhti.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer mosmarrëveshjet me bashkëshortin.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit