spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

‘Sekiraqa dhe Capat’/ Konflikti që përfundoi me vrasje, pesë të plagosur në QKUK – krejt çka dihet

Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma që përfundoi tragjikisht. Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Polici akoma s’ka dalë me një konfirmim zyrtar, ndërsa media sjellë të gjitha detajet që dihen deri më tani.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për median se personi që mbeti i vrarë, bazuar në informacionet që posedojnë organet e rendit dyshohet se është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete.

Media raportoi se trupi i të vrarit mbeti mbi një kallashnikov, të cilin dyshohet se e posedonte viktima, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori nga shkrepja e armës.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u lënduan edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Salih Sekiraqa (i plagosur), Robert Llumnica (i plagosur), Premtim Gashi (i vrarë) dhe Korab Gashi (i plagosur)

Gjendjen më të rëndë shëndetësore e kanë të plagosurit Llumnica dhe Ademi.

Kryeqyteti mbrëmë u mbush me policë, me ç’rast Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme.

Të gjitha informacionet që kanë dalë pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmerren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit