Gazeta ka mësuar se Policia është duke realizuar kontrolle të rrepta para QKUK-së, ku po trajtohen të plagosurit nga gjuajtjet me armë.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në lagjen Aktash të Prishtinës, një person ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur si pasojë të shtënave me armë zjarri.
Mjeku i urgjencës Avdush Bajgora ka konfirmuar se persona e plagosur nga të shtënat janë në gjendje të rëndë.
Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.