Fansat e Rita Orës kanë mbetur të shtangur me fizikun e këngëtares në disa foto me bikini.
Ndjekësit e artistes thonë se dukej “absolutisht joreale” me format e përkryera trupore, shkruan The Sun.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” solli në rrjetet sociale disa poza provokuese nga një jaht derisa kishte veshur rroba banje ngjyrë gjelbër neon.

Artistja vendosi vath me po të njëjtën ngjyrë dhe zgjodhi një ‘look’ minimal grimi.
Dhe gjëja që binte në sy ishin linjat e përkryera të artistes me prejardhje nga Kosova.

“Dukesh mega joreale”, shkroi një përdorues në postimin e saj. “Rita dukesh kaq mirë, thjesht wow”, shkroi një tjetër. Një përdorues tjetër po ashtu u mahnit me fizikun e saj duke shkruar: Wow, ata muskuj!”.