Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Presidentja Osmani ia “theu turinjtë” Vuçiqit në Pragë!

Nga Dedë Preqi

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, këto ditë në Forumin Global të Sigurisë në Pragë, në diskutimet e saj ia thotë troç Vuçiqit, se kush është «kërcënues» dhe përgjegjës i trazimit të sigurisë në rajon, që Serbia, dhe bashkësia ndërkombëtare po e drejton gishtin gabimisht, duke e akuzuar Kosovën.

Kur zotërimin e vet Kosova, e ushtron me përgjegjësi të plotë, duke e shtrirë sovranitetin e saj në gjithë teritorin e vendit të vet dhe në shërbim të popullit pa dallim, duke respektuar të drejtat e secilit, atëherë ku jemi me akuzat që po i drejtohen kësaj qeverie nga gjitha anët dhe pa ndonjë arsye, apo sikur Kosova, po shikohet verbërisht dhe me sytë e «baba Vangës.

Ura e Ibrit, është ndër temat kryesore në mes qeverisë së Kosovës dhe diplomacisë së bashkësisë ndërkombëtare, duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës, që mos të ndërmirret ndonjë veprim i një anshëm për të hapur urën e kalimit në mes popujve, kjo i bie se, jo vetëm që po ndalohet lëvizja e lirë e kësaj popullate, por edhe po fshihet diçka e rrezikshme, që populli nuk e di dhe nuk po e kupton.

Në Kosovë, akoma funksiononin strukturat ilegale, prandaj qeveria e këtij vendi, duke u bazuar në ligjet e Kushtetutës së vet, këto ditë ndërmerr aksione legjitime, duke ua vënë dryrin disa objekteve të cilat punuan në mënyrë ilegale dhe me direktivat e Beogradit, dhe çfarë gabimi po bëhët nga qeveria e këtij vendi, duke ua ndaluar veprimet e tillla strukturave paralele dhe ilegale.

Reagime të njëpasnjëshme rrjedhën nga gjitha vendet e QUINT-it, sikur një aksion i tillë do të ishte një lloj dënimi dhe diksriminimi ndaj popullit serb në Kosovë, duke mos llogaritur se veprimet e tyre janë ilegale dhe në kundërshtim me ligjet e këtij vendi dhe cili vend i QUINtit, do ti pranonte të tilla në shtetin dhe vendin e tyre.

Edhe Lista Serbe, bënë takime me QUINT-in, të cilët i ka ndërsyer Vuçiqi, sepse këta janë veglat e tij,  duke iu drejtuar ndërkombëtarëve se kush po krijon probleme, duke e akuzuar qeverinë Kurti, se aksionet e tilla janë të qëllimshme kundër popullit serb, dhe duke i marrë si provokime ndaj Serbisë, që në realitet vetëm se kjo qeveri po i zbaton ligjet e saj kushtetuese dhe jo më shumë.

Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të përmirësohen në këtë mënyrë, nëse BE, dhe SHBA-të, e ledhatojnë Serbinë dhe Vuçiqin, në këtë mënyrë, dhe duke e armatosë ditë përditë me armë më moderne, duke e përgaditë për luftë, siq e bëri këto ditë kryetari i Francës, Emanuel Macron, dhe do të ishte absurde, duke e akuzuar Kosovën, përshkak të zbatimeve të ligjeve të saj brenda shtetit të vet.

Dhe Serbia, përveç se me Kosovën, nuk ka qëllime për të normalizuar marrëdhëniet me këtë vend, kjo po tregon hapur se i mbetët besnike Kremlinit dhe Putinit, pavarësisht se premtimet e saj janë brenda BE-së, por kjo është duke e mashtruar njërën dhe tjetrën, duke vazhduar planin e saj pa e penguar askush, që është në lidhje të ngushtë me Rusinë, Kinën, dhe vendet antievropiane dhe amerikane.

Edhe Mali i Zi, po rrezikon procesin e integrimit dhe sigurimit me politikat e saj, veçanarisht me veprimet e qeverisë së fundit, duke e rritur shqetësimin për të ardhmën e këtij vendi, në integrimin e tij në BE, me organizimet e kësaj qeverie me përfaqësues pro-Serbisë dhe Rusisë, që do të thotë se, politika e Serbisë, dhe Rusisë, e kanë zgjeruar rrethin e tyre për ta destabilizuar rajonin dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Për sa i përketë pyetjes se si mund të zgjidhet konkretisht problemi urgjent i çështjes së veriut, kryemistri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i kanë përgatitë kushtet dhe realizimin e tyre, përmes sundimit të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë teritorin e vendit.

Së pari është arritur stabilitet në tërë teritorin e vendit, poashtu dhe në veri të vendit, pastaj ka edhe rritje ekonomike, lëvizje të lirë të qytetarëve, përveç mbi urën e Ibrit, ndalohet lëvizja e lirë me mjete motorike të cilën nuk po e lejojnë ndërkombëtarët.

Ka arritje në inkasimin e energjisë elektrike edhe nga qytetarët serb në pjesën veriore të vendit, që nuk ka pasur për 24 vite që mbas luftës e deri më tani, pastaj kemi shdërrimin e targave të automjeteve prej atyre të falsifikuara nga qeveria e Serbisë, në targa me regjistrim të Kosovës, kemi largimin e dinarit të Serbisë, që nuk i përketë valutës së shtetit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu kemi edhe letërnjoftimet e qytetarëve serb të Kosovës, që janë falsifikuar në zyrat e qeverisë serbe, pa qenë banorë të atij vendi, duke i kthyer në një relitet të ri dhe të drejtë në vendin dhe shtetin ku jetojnë dhe veprojnë.

Kemi largimin e shumë krimineleve serb nga veriu i vendit, të cilët janë larguar vetë sepse e kanë parë se janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi, pastaj janë mbyllë shumë lokacione të pa ligjshme që janë marrë me mbjelljen dhe kolitivimin e drogës, janë mbyllë edhe disa pompa të derivatëve, që kanë qenë prona me preardhje ruse, dhe kohën e fundit janë mbyllë edhe zyra të kundërligjshme, apo ilegale, që kanë dhënë dokumente të ndryshme, pa autorizimin e ligjeve dhe shtetit të Kosovës.

Atëherë, duhet të krijojmë një ide të qartë dhe serioze në lidhje me këto procedura dhe përmasa të drejta dhe ligjore që ka ndëmarrë qeveria e Kosovës, në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, për të vendosë rend dhe ligj në këtë shtet, sikur e këkon çdo vend i lirë i botës demokratike.

Ata që janë në kundërshtim me këto procedura ligjore, që po zbatohen nga qeveria e Kosovës, është ndjesi që duken të pa zakonshme vetëm për njeriun primitiv, dhe përceptime që shkojnë përtej realitetit të prekshëm, dhe që je i drejtuar gabimisht nga një organizim i tillë i mistershëm dhe i rrezikshëm për secilin popullnë botë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit