Avni Arifi i ka reaguar njerëzve të pushtetit që pretendojnë se opozita dhe mediat janë kundër mbylljes së strukturave ilegale në veri.
Ai ka thënë se ata nuk duhet “të fusin thikën e përqarjes ndërshqiptare dhe të ndajnë shoqërinë në tradhëtarë dhe patriot”.
Sipas tij, mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë është ndër punët më të mira që ndonjë qeveri mund të arrtijë të bëjë.
Postimi i plotë:
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë është ndër punët më të mira që ndonjë Qeveri e Kosovës mund të arrijë të bëj. Njerëzit e pushtetit që pretendojnë se opozita dhe mediat janë kundër mbylljes së këtyre strukturave janë përveq gënjeshtarë të ndytë janë edhe njerëz të poshtër që synojnë të fusin thikën e përqarjes ndërshqiptare dhe të ndajnë shoqërinë në tradhëtarë dhe patriot me logjikën Kim Jong Un-it të Koresë Veriore, Lukashenkos në Bjellorusi dhe të liderëve tjerë autoritarë kudo në botë. Jo vetëm opozita por çdo njeri i Kosovës e ka obligim të ruaj aleancën historike që me shumë mund e ka ndërtuar Kosova me SHBA dhe vendet kryesore të NATO-s. Bashkërendimi i aktiviteteve me vendet aleate e posaqërisht me SHBA si garancë e vetme e suksesit permanent të cdo operacioni qoftë politik qoftë policior është shumë më shumë interes i Kosovës se sa i vendeve aleate. Aleanca me këto vende është gjë që Kosova nuk mund ta zëvendsojë dhe duhet të jetë e përjetshme kurse sa për lider lokal që madhështinë e vet e kanë arritur me retorikë boshe e mbi gjakun e shumë gjeneratave të kombit Kosova nuk ka nevojë.