Një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht të shtunën në Suharekë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.
“Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, thuhet në raport.