spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

U dërgua nga FSK-ja në spital pa shenja jete, Policia jep detaje për vdekjen e ushtarit ukrainas në Prizren

Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.

Burimet bënë me dije se bëhet fjalë për një ushtar ukrainas, i cili u transportua në spital nga FSK-ja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi dha detaje shtesë për këtë rast.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:35, ku emergjenca e spitalit të Prizrenit njoftoi Policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar ukrainas, i lindur më 1992, dhe i njëjti dyshohet se kishte pësuar arrest kardiak.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Hetuesit në koordinim me zyrtarin përgjegjës të FSK-se kanë ndërmarrë të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren”, u tha në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit