spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Analisti serb: Kurti mori veprime të njëanshme në veri, tani po zmbrapset

Mëngjesin e sotëm, më shumë trupa e automjete të karabinierëve janë parë mbi urën e lumit Ibër. Por sipas burimeve të televizionit ata ishin aty për një trajnim.

Kështu të shtunën u panë forca të shtuara të karabinierëve mbi lumin Ibër.

Situata monitorohej edhe nga pjesëtarë të tjerë të KFOR-it por edhe nga policia e Kosovës.

Televizioni ka mësuar nga burimet se këto blinda të karabinierëve do të qëndrojnë edhe për disa ditë në këtë vend, deri sa të përfundojë edhe ushtrimi i cili ka të bëjë me simulim në raste emergjente.

Analisti nga veriu, Branislav Krstiq thotë se qeveria e Kosovës duhet ta mendojë vendimin për hapjen e urës meqë sipas tij, kjo ka të bëjë me sigurinë në këtë zonë.

“Për vendimin që e kanë marrë para disa muajsh që do të thotë hapja e urës, është çështje e sigurisë e kanë trajnuar ata para neve për me tregu se janë më të fortë se shteti jonë, ,me siguri janë sepse ne e kemi pavarësinë e limituar edhe qeveria jonë duhet me kuptu. Ku jemi tash në sytë e nënshtetësve të Kosovës, ku është kryeministri insistojmë, insistojmë, qeveria dy asambleja, Mitrovica, Mitrovica veriore, edhe çka, pavarësia e kufizuar”, ka thënë Kristiq.

Krstiq mendon se nëse bëhet hapja e urës pa koordinimin me KFOR-in, do të ketë edhe tensione.

“Pa KFOR-in ne do të kemi diçka tjetër këtu në terren, me siguri incidente më serioze, edhe nuk vazhdojmë në atë drejtim. KFOR- i është një garantues, jo vetëm i paqes në shtetin e Kosovës, edhe sovranitetit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Qeveria e Kosovës mori vendim për hapjen e urës, për çka edhe u kontraktua një kompani për ta bërë rivitalizimin e urës, e cila lidhet edhe me marrëveshjen e vitit 2015-2016 mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit