spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Dukagjini mposht Feronikelin

Skuadra e Dukagjinit arriti fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të xhiros së katërt, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e mposhti Feronikelin 74, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 2:0.

Për skuadrën nga Drenasi kjo ishte disfata e katërt radhazi dhe aktualisht renditet në fund të tabelës. Ky pozicion ka shkaktuar shqetësim te tifozët, të cilët shkaktuan incident duke dashur të hyjnë në fushë, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes nga minuta e 27-të, e cila rifilloi pas dhjetë minutash, pas ndërhyrjes së forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Golat që i dhanë fitoren Dukagjinit u shënuan nga qendërmbrojtësi Ilir Syla dhe sulmuesi Ebrima Jatta. Syla realizoi një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës në minutën e 13-të, ndërsa Jatta shënoi në minutën e 58-të, pas një manovre të suksesshme ndaj mbrojtësve kundërshtarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit