Sunday, October 13, 2024
spot_img

Zbulohet kush është personi që gjuajti me armë zjarri në Sallagrazhdë të Suharekës dhe u ndalua për 48 orë

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Festat e tilla s’po kanë të ndalur, e shumë prej atyre që po festojnë në këtë formë po përfundojnë në pranga.

Edhe në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, u denoncua dje për të shtëna me armë në një festë familjare dhe si rezultat Policia arriti ta arrestojë personin e dyshuar.

Media ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në ndalim policor është Sinan Ndrecaj, 27-vjeçar.

Nga Policia kanë bërë me dije se i dyshuari e ka dorëzuar dorëzuar armën e zjarrit (AK-47), që është sekuestruar më pas nga zyrtarët policorë.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit