spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Learta edhe n’deti shkon me gjith këtë ari në trup

Reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, Learta Jakupi, vazhdon të impresionojë me stilin dhe elegancën e saj të veçantë, edhe gjatë pushimeve verore.

E njohur për shijen e saj të hollë në modë dhe dashurinë për detajet luksoze, Learta ka treguar edhe një herë se aksesorët e arit janë pjesë e pandashme e paraqitjeve të saj, pavarësisht destinacionit apo rastit.

Në fotografitë e fundit të ndara në rrjetet sociale, Learta shfaqet duke shijuar pushimet në një ambient relaksues dhe veror, por ajo që bie në sy është përdorimi i kujdesshëm dhe i rafinuar i aksesorëve të arit.

Nga varëset elegante, byzylykët delikatë, deri te unazat dhe vathët me dizajne unike, çdo detaj duket i menduar me kujdes për të plotësuar dhe ngritur nivelin e stilit të saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit