spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Lajçak njofton për takimin me Vuçiqin në Pragë

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot në Pragë të Çekisë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçak ka thënë se me presidentin serb kanë folur për nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit dhe gjithashtu edhe për Planin e Rritjes.

Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë se kjo është thelbësore për të avancuar drejt integrimit në Bashkim Evropian.

“Fola me presidentin Aleksander Vuçiq në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajçak në “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit