spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Berisha me akuza të rënda ndaj Kurtit: Po e vulosë autonominë për serbët në veri, nuk është shqiptar

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se reagimet e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të fundit në veri tregojnë se kryeministri Albin Kurti me këto “akrobacione” po e vulos autonominë e serbëve në veri.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë Kurti po e rrezikon gjithçka që është ndërtuar në këto vite.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha nuk ka hezituar të përdor gjuhë fyese ndaj shefit të qeverisë.

Ai ka kërkuar që kryeministri t`i bëhet ADN-ja, ngase, sipas tij, ai nuk është shqiptar.

“Reagimet e ambasadorëve perendimor lidhur me veprimet e policisë së Kosovës në veri të vendit, vetëm sa ma forcojnë bindjen se Albini me këto akrrobacione të papërgjegjëshme po vulosën autonomim politike dhe kulturore për serbët në atë pjesë të vendit, sipas planit të arritur me marrëveshnjen që ka bër me Vuqiçin në Bruksel dhe Ohër. Veprimet e këtij njeriu (Albinit) në dëm të Kosovës, duke e rrezikuar gjëth atë që është arritur që nga epoka e UÇK-së e deri sot, të bën me kërku ADN e tij, sepse dyshoj se gjithëçka mundet me qenë me këto veprime që po i bën, por shqiptarë kurrë! Të rrezikosh partneritetin me aleatët që rrugëtuam bashkë drejtë lirisë dhe pavarësis së Kosovës, për me i kënaqën miopët politik, vërtet është e paspjegushme nga një mendje e shnoshë”, ka shkruar Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit