spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Reagon edhe Ambasadori britanik pas aksionit të Policisë në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në katër komunat veriore.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ambasadori britanik ka thënë se veprime të tilla kërkojnë konsultim me miqtë e Kosovës.

Veprimet e sotme, thekson ai se u bënë pa konsultim dhe rrezikojnë nxitjen e tensioneve.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit“, ka shkruar Hargreaves.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit