spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Abdullahu: Bafti Jakupi shumë herë djersitej nga torturat që mi bënte në burgun e Leskovcit

Ish i burgosuri politik, Fazli Abdullahu ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” se përgjatë hetimeve mbi 2 muaj e gjysmë në burgun e Leskovcit si udhëheqës ndaj hetimeve ishte serbi, Veselinoviq kurse Bafti Jakupi sipas tij ishte torturuesi kryesor.

Për Bafti Jakupin, Abdullahu thotë se djersitej teksa e torturonte.

“Baftiu ka qenë torturuesi kryesor. Shumë herë djerësitej, e heqte këmishen…prej torturave që i bënte dhe ato i ka bërë krejt në burgun e Leskovcit”, ka deklaruar Abdullahu.

Prej aty Abdullahu ishte dërguar në Gjykatën e Qarkut në Vranjë, ku i ishte shqiptuar dënimi prej 6 vitesh burg.

Abdullahu e përmend edhe një zyrtar tjetër të UDB-së, për të cilin thotë se kërkonte emra me të cilët Abdullahu pati kontakte.

“Ka qenë edhe një Hasan [mbiemri nuk i kujtohet], ka qenë shef i UDB-ës…ai mu ka kërcënu shumë, me ka thënë je atje në Serbi se tishe kanë këtu i kishe pranu[emrat e shokëve të ilegales]”.

Ai ka folur edhe për disa emra të UDB-ashëve të tjerë, ku sipas tij, Selim Brosha ishte kryeshef në Gjilan.

“Në Gjilan ka qenë njëfar Selim Brosha, ka qenë edhe si kryeshef…babain tim ma ka torturu një javë dit në Gjilan… pastaj e kanë marrë edhe nanën kan mundu me mashtru, por nana ka thënë se ky[baba] ska bë kurgjo…vllau e ka përcjell nanën se nuk e ka lanë vet, por atë se kanë lënë me hy, kur e nxjerin jashtë ai e sheh baben e rreht dhe flet se a pe sheh çka i keni ba…pastaj e marin edhe vëllaun, le më që e torturojnë po e nalin aty dhe e qojnë mas 7 ditëve në Gjykatë për kundërvajtje, gjykatësi e dënon 1 muaj ditë burg… por kur e marin vesh UDB-ashët sa është dënuar e thërasin gjykatësin e i thon bëja maksimum, prej 2 muaj…”.

Ai ka thënë se vëllain e tij e kishin marrë në pyetje disa UDB-ashë, si Daut Morina, Sinan Rexhepi dhe Ramadan (mbiemri nuk i kujtohet), Refik Thaqi.

“…Si Daut Morina, Sinan Rexhepi nga Zhegra, ka qenë një Ramadan i komunës së Vitisë edhe të tjerë plot ka pas. Ka qenë një Refik Thaçi, një Daut Morina edhe të tjerë…. Më famëkeqi nga UDB-ashët e krejt ktyne ka qenë Selim Brosha, tani ka qenë një Sinan Rexhepi, tani një Daut Morina, Ramadani i Vitijes…ka pas edhe plot të tjerë po emrat tash spo më kujtohen”.

Fazli Abdullahu edhe në vitin 1989 ishte arrestuar së bashku me një grup të burgosurve politikë të cilët pastaj ishin izoluar nga regjimi.

“Na kan marë një autobus na kan mush nga Gjilani, Vitia, Kamenica e Novobërda na kan qu në Prishtinë, pas disa kohësh na i kanë dhënë do vendime të nënshkruara nga Jusuf Karakushi…Unë i kam numruar rrugës në kolon, kanë qenë 8 autobus, nashta kan qenë ma shumë, por unë i kam numru 8…. si dalshin nga autobusi në Leskovc, fillonin torturat…”., ka theksuar Abdullahu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit