spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Fazli Abdullahu tregon si u torturua nga udbashët: Kam urinuar gjak të zi sikur katran

Ish i burgosuri politik, Fazli Abdullahu në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer momentin e arrestimit më 1975 nën akuzat për përfshirje në aktivitete opozitare dhe kundërshtuese ndaj politikës dhe qeverisë së asaj kohe.

Abdullahu thotë se u arrestua nga persona të cilët i ka njohur edhe më herët, si nga udbashi, Naip Hoxha për të cilin tha se e kishte profesor të biologjisë dhe nga udbashi, Abdullah Debaja të cilët e dërguan në Gjilan ku u torturua për katër ditë rresht.

“Pasi e kryva punën, një të premte, shkova për Gjilan, te stacioni i autobusëve në Gjilan kishin qëllu kta punëtorët e UDB-ës, nja 3 a 4 që më kan njoftë mua edhe përpara, edhe unë i kam njoftë me emër e mbiemer… i kom njoftë se njërin e kam pas edhe profesor të Biologjisë, Naip Hoxha, i cili pastaj ka bërë vetëvrasje. Ka qenë edhe një Abdullah Devaja që ai edhe njëherë përpara më pat arrestuar me njëfar Ismailin [mbiemri nuk i kujtohet, i cili konsiderohej si turk] në korrik të vitit 1975. Abdullah Devaja ka qenë inspektor i Sigurimit Shtetëror”, ka rrëfyer Abdullahu.

Ai ka thënë se ishte torturuar për katër ditë nga dy serbë të UDB-së teksa Abdullah Devaja ka qëndruar prezent.

“Abdullahu s’më ka torturu, a kta dy serbët më kanë torturu shumë, më kanë torturu pa masë”, ka vijuar ai.

Pas atyre katër ditësh të torturës, Abdullahu ka thënë se ishte liruar.

Me 7 nëntor të vitit 1975, Abdullahu ishte dërguar në stacionin policor në Gjilan ku ishte përgatitur një dosje kundër tij.

Nga aty ai ishte transferuar në Bujanovc, ku nga aty sërish ishte transferuar për në Vranjë e pastaj në burgun e Leskovcit.

Në burgun e Leskovcit ai ka thënë se është mbajtur rreth dy muaj e gjysmë nën hetime.

Ai ka rrëfyer se nga Vranja për në Leskovc ishte përcjellur nga UDB-ashi, Bafti Jakupi i shoqëruar edhe nga një serb, Pajo Veselinoviq.

“Këta [Bafti Jakupi dhe Veselinoviq] për dy muaj e gjysmë kanë zhvilluar hetime ndaj meje dhe torturat kanë qenë…nuk mundem as ti përshkruaj cfare kanë qenë, tortura të mëdha”.

Abdullahu ka thënë tutje se nga tortura që i është bërë ka qenë e vështirë që të ngrihej në këmbë e të qëndronte.

Madje, Abdullahu thotë se nga torturat ka urinuar gjak të zi.

“E kanë pas një lloj shufre të metalit me një spirale, një lloj federi me dorzë, ka qenë i pshtjellun me njëfar lëkure të butë, ka qenë shumë i rëndë. Shumicën e torturave mi kanë bërë këmbëve dhe duarve pa ndërprerë. Prej torturave kam urinu gjak, po jo gjak të kuq, por gjak të zi sikur katran, i trashë”, ka vijuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit