Pas Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, në zyrën e komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka qëndruar sot edhe zëvendës Shefi i Stafit për Operacione të NATO-s, major-gjeneral Matthew J. Van Wanegen.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutas e ka përditësuar gjeneralin amerikan Van Wangen me të rejat e fundit rreth sigurisë.
Gjithashtu, komandanti i KFOR-it i ka treguar atij për punën që po e bën KFOR-i për vazhdimin e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal.